Kandidati i LDK për kryeministër ka sulmuar të premten kundërshtarët e tij, Enver Hoxhajn nga PDK dhe Albin Kurtin nga LVV.
Ai tha se Kurti nuk do të vijë asnjëherë në pushtet, ndërsa për premtimet e Hoxhajt i cilësoi si mashtrime dhe u bëri thirrje qytetarëve “ të mos mashtrohen”.
“Ato premtime janë të pa bazuara në ligj dhe janë të pamundshme. Vetëm programi ynë mundëson rritjen e pagave e pensioneve:, tha Hoti.
Ai tha se Kurti ka shkelur Kushtetutën dy herë përgjatë 52 ditëve që ishte në qeverisje.
Për deklaratën e Kurtit, i cili ka thënë se kur të vijë në pushtet do të shfuqizojë vendimet e Hotit si kryeministër, ai tha: se “vendimet që i kam marrë unë s’ka kush që i konteston. Imagjino të kontestohet marrëveshja e Uashingtonit”.