Qeveria ka bërë të ditur kushtet e huave për bizneset që do të mbështeten nga garancia sovrane e qeverisë,. Marrëveshjen që ajo ka arritur qeveria me bankat u botua sot në Fletoren Zyrtare.
Nga ky instrument mund të përftiojnë të gjitha bizneset apo huamarrës të tjerë të cilët nuk kanë kredi të tjera me probleme.
Marëveshja parashikon që bankat do të japin hua për bizneset me interes jo më të lartë 2,85 për qind.
“Huadhënësi do të ofrojë Huanë me një normë interesi preferenciale, të barabartë me normën mesatare të interesit të tre ankandeve të fundit të bonove të thesarit 12 mujore plus një marzh prej 0.5%, por në asnjë rast norma e interesit nuk do të jetë më e lartë se 2,85%,” thuhet në marrëveshjen
Bankat nuk do të kenë të drejtë të aplikojë komisione, penalitete, kamatvonesa ose ndonjë masë tjerë që krijon kosto shtesë për hua marrësit.
Interesi i kredisë do të paguhet nga shteti, pasi kredimarrësi të ketë paguar principalin.
“MFE do t’i rimbursojë huadhënësit interesat që burojnë nga huatë… një herë në tre muaj, ku tremujori i parë do të fillojë të përllogaritet nga data e bërjes efektive të kësaj marrëveshjeje”, por “nuk do të gjenerohen dhe nuk do të rimbursohen interesa për më shumë se 30 ditë pa pagesëprincipali nga data që i ka lindur detyrimi Huamarrësit për të paguar principalin sipas Marrëveshjes së Huasë,” paeashikon marrëveshja.
Për garancinë sovrane mund të aplikojnë të gjitha bizneset të cilat janë mbyllur si pasojë e masave ndaluese të Covid-19. Kjo ishte një ndër masat e marra nga qeveria për të ndihmuar biznesin e madh për përballimin e krizës së koronavirusit.