Një 66-vjeçar nga Patosi, i cili rezultoi sot i prekur me koronavirus, mund të ketë infektuar dhe dhjetra persona të tjerë.
Sipas ABC News, ai ka ardhur nga Italia më 3 mars dhe rezulton të ketë qenë në të njëjtin fluturim me 73-vjeçaren nga Durrësi, e cila humbi jetën 2 ditë më parë.
Për të shkuar nga aeroporti i Rinasit deri në Patos, ku jeton, ai ka marrë dy furgona pasagjerës.
Ndërsa në një prej ditëve më pas, ai ka organizuar një festë ditëlindjeje me dhjetra të ftuar në një lokal në Patos.
Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino njoftoi sot se po vazhdohet puna për gjurmimin rasteve në terren, veçanërisht të atyre që kanë pasur kontakte direkt me personat e infektuar.
Deri tani të gjithë personat e infektuar kanë pasur histori udhëtimi me Italinë, ose kanë pasur kontakt direkt me këto persona.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, pacienti i parë i diagnostikuar me koronavirus në Shqipëri ka infektuar deri tani të paktën 9 persona që kanë pasur kontakte me të, duke treguar kështu forcën dhe shpejtësinë e përhapjes së koronavirusit.
Për të mësuar mbi numrin e të prekurve në Shqipëri klikoni këtu.
Për t’u informuar më tepër rreth koronavirusit mund të lexoni:
– 9 pyetjet më të shpeshta rreth koronavirusit (kliko këtu)
– Kur duhet të shqetësohemi për koronavirusin (kliko këtu)
– Kush dhe si duhet të vetë-karantinohet? (kliko këtu)
– Masa më e efektshme për parandalimin e prekjes nga koronavirusi (kliko këtu)
– Të gjitha masat e qeverisë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit (kliko këtu)