Sot në orën 18:00, ish-kryetari i LSI dhe kryetari i Parlamentit Ilir Meta do të betohet si Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Betimi do të zhvillohet në pallatin presidencial.
Ilir Meta do të zëvendësojë Presidentit Bujar Nishani, ish-ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë Berisha.
Ilir Meta u zgjodh president më 28 prill, me 87 vota pro dhe 2 kundër në raundin e katërt të votimit.
Kandidatura e Zotit Meta mori mbështetjen e grupit parlamentar të LSI, PS e PDIU, ndërsa opozita nuk mori pjesë në proces për shkak të bojkotit të parlementit që prej gati dy muajsh.
Zgjedhja e tij si president, siç e ka pranuar dhe vetë Zoti Meta, nuk ishte e planifikuar më parë, por erdhi si vendim i papritur në mes të krizës politike, që më pas mori fund me marrëveshjen e 17-18 majit.
Zgjedhja si President e detyroi Zotit Meta të japë dorëheqjes nga posti i Kryetarit të LSI.
Prej pak javësh, në krye të LSI u zgjodh Monika Kryemadhi, deputete dhe bashkëshorte e Ilir Metës. Zonja Kryemadhi nuk do të marrë pjesë në ceremoni e betimit. Ilir Meta do të shoqërohet nga vajza e tij.