Ilir Meta, protestuesit e 21 janarit horra e banditë — Pa koment

Ilir Meta, protestuesit e 21 janarit horra e banditë — Pa koment

Kreu i LSI-së Ilir Meta, vazhdon t’i quajë protestuesit e 21 janarit “horra dhe banditë”. Sot gjatë konferencës për shtyp me gazetarët, i pyetur për punën e Policisë së Shtetit, ai u shpreh se:

“Lidhur me çështjen e Policisë, unë kam qenë përkrahës dhe mbështetës i saj gjithmonë. Edhe në momentet kur është sulmuar nga horra dhe banditë, në mes të bulevardit. Ju e dini shumë mirë këtë gjë. Edhe kur është sulmuar nga horra dhe banditë të tjerë.”

Zoti Meta ka përdorur të njëjtin etiketim për protestuesit e 21 janarit dhe një ditë pas protestës, më 22 janar 2011, kur në një dalje për median ai u shpreh:

“Edi Rama doli para medieve për t’u thënë të gjithëve dhe për t’i bërë budallenj të gjithë qytetarët shqiptarë se ishin provokuar halabakët e tij, kriminelët e tij nga makinat me ujë kur të gjithë e panë se për gati një orë banditët, kriminelët, kokëpalarët, të droguarit e Edi Ramës dhunuan, sulmuan me ç’patën mundësi policët e këtij populli të cilët janë njerëz, të cilat janë familjarë, të cilët kanë fëmijë, të cilët kanë kushërinj, të cilët kanë farefis dhe që duruan që u vetëpërmbajtën, që u vetësakrifikuan pikërisht për të mos dëmtuar halabakët e kriminelët që donin të merrnin dje pushtetin.

Sepse kështu u ishte premtuar të gjithë atyre që u sollën në Tiranë se dje do të merrej pushteti nga Edi Rama… [ky] bastard i cili nuk ka më asgjë politike, i cili e zëvendësoi Partinë Socialiste me krimin e organizuar dhe ordiner, i cili ndyu dje Tiranën, i cili gjakosi dje Tiranën.”

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>