Sipas Indeksit Botëror të Markave Kombëtare, Gjermania renditet e para në botë në perceptimin global. Në vend të dytë renditet Franca (për herë të parë), Mbretëria e Bashkuar në vend të tretë, duke fituar terrenin e humbur në vitin e shkuar si pasojë e Brexit. Japonia dhe Kanadaja renditen të katërtat. Ndërsa i vetmi vend që ka pësuar rënie për vitin 2017 janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këto janë gjetjet kryesore të indeksit të hartuar nga kompania ndërkombëtare e kërkimit të tregut GFK. Në indeks matet perceptimi global i një vendi në fushat e qeverisjes, turizmit, qytetarëve, trashëgimisë kulturore, eksporteve, investimet e emigrantëve. Të dhënat grumbullohen nga rreth 20 mijë intervista të kryera në 20 vende të botës.
Zëvendës Presidenti i Marrëdhënieve me publikun dhe Konsulencës së GFK-së Vadim Volos u shpreh se:
“Indeksi i Markës Kombëtare i jep mundësinë klientëve tanë të kuptojnë se ku, dhe pse — vendet e tyre qendrojnë në termat e imazhit dhe mundësive. Ndryshimi i perceptimit botëror i markës kombëtare të një vendi është i vështirë dhe i ngadaltë.”
Më tej në studim shkruhet se:
“SHBA-të humbasin në renditje në fushën e qeverisjes, duke rënë nga vendi i 19 –të në atë të 23-të. Sidoqoftë ato ende mbeten në pesë vendet më të mira në tre kategori të indeksit si: kulturë, eksporte dhe investimet nga emigracioni.”
Gjermania në ndryshim nga SHBA-të, ka një imazh më të balancuar në gjashtë fushat e matura nga indeksi, përveç fushës së turizmit.
Mbretëria e Bashkuar ka fituar në mënyrë domethënëse pikë në perceptimin botëror krahasuar me 2016-ën. Përparimi më i madh i Mbretërisë së Bashkuar me 2 pikë është në fushën e qeverisjes dhe qytetarisë. Këto të dhëna tregojnë se njerëzit e kanë pranuar se Britania do të dalë nga BE, dhe perceptimi i tyre është rivendosur.
Franca ka pasur përmirësim të dukshëm në fushën e qeverisjes dhe investimeve të emigrantëve. Franca renditen në vend të dytë në fushën e turizmit dhe në vend të parë në fushën e kulturës.
Japonia renditet e para në botë në fushën e eksporteve. Ajo dhe Kanadaja renditen të dyja në vend të katërt në indeks.