Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) ka nisur punën për t’i siguruar Komisionit të Pavarur të kualifikimeve (KPK) raportet mbi pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve si pjesë e procesit të vettingut.
ILDKPKI ka dërguar kërkesat në Zyrat Qëndrore të Regjistrimi të Pasurive, si dhe në disa institucione të tjera për të mbledhur informacion mbi pasuritë e 775 gjyqtarëve dhe prokurorëve. Këto të dhëna do të krahasohen me formularët e vetëdeklarimit të dorëzuar nga gjyqtarët e prokurorët. Më pas, të dhënat do të përmblidhen në një raport përfundimtar që do të vlerësohet nga KPK-ja.
Të parët në listë për verifikim janë anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), dy institucione të reja që pritet të fillojnë punën në muajt në vazhdim.