Instituti i Mjekësisë Ligjore Bashës: Nuk manipulohen shifrat e viktimave me Covid

Nga Exit News
Instituti i Mjekësisë Ligjore Bashës: Nuk manipulohen shifrat e viktimave me Covid

Pas stafit të spitalit Infektiv, edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore ka reaguar për akuzat e kreut të PD-së Lulzim Basha për fshehjen e numrave realë të viktimave me Covid-19, bërë gjatë emisionit ‘Opinion’ mbrëmjen e së enjtes.

Kreu i Institutit Bledar Xhemali deklaroi se shifrat e të vdekurve me Covid-19 nuk janë manipuluar.

Sipas tij, ‘të vdekurit me skedë nuk kalojnë nga mjekësia ligjore [për tu gjetur shkaku i vdekjes], por i trajton vetë spitali dhe mjeku që konstaton vdekjen’.

Më herët edhe mjekët e spitalit Infektiv, me në krye doktoreshë Najada Çomon, i quajti ‘tronditëse’ akuzat e Bashës dhe si ‘sulm ndaj punës së mjekëve prej 9 muajsh’.

Një ditë më parë, Lulzim Basha akuzoi në Opinion qeverinë se po fsheh numrat e vërtetë të viktimave, të cilat janë më të larta se ato të raportuara zyrtarisht.

Basha i bëri thirrje prokurorisë që të shkojë në morg të marrë evidencat e plota dhe të hetojë situatën, pasi sipas tij ‘po bëhet politikë me të vdekurit’.

Bledar Xhemali, kreu i Mjekësisë Ligjore reagoi menjëherë pas akuzave të Bashës, përmes një lidhje direkte në emission.

Ai sqaroi se në listën e morgut shënohen si persona që kanë humbur jetën nga Covid-19 të gjithë ata pacientë që kanë ardhur nga dy spitalet Covid-19.

Xhemali ftoi prokurorinë të hetojë për çdo mosputhje në deklaratat e numrave të viktimave me Covid-19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>