Investimet e huaja direkte drejt rënies

Investimet e huaja direkte drejt rënies

Rreziku se duke filluar nga viti 2018, investimet e huaja direkte do të bien ndjeshëm është mjaft i madh.

Përfundimi në vitin 2018 i projekteve që zënë pothuaj gjithë pjesën më të madhe të stokut të Investimeve të Huaja Direkte (IHD), projektit të gazësjellësit TAP dhe hidrocentralit të Devollit e bën urgjente për Qeverinë Rama tërheqjen e investimeve të reja të huaja.

Në dy vitet e fundit, 2017-2018 në kuadër të projekti të gazësjellësit Trans-Adriatik, një shumë prej 800 milionë eurosh do të investohet në Shqipëri. Kjo shumë përfaqëson kontributin më të madh në gjithë grupin e Investimeve të Huaja Direkte të Shqipërisë, – aktualisht stoku total i IHD-ve është rreth 1,5 miliardë euro.

Po ashtu, ndërtimi i hidrocentralit të Devollit nga kompani ndorvegjeze “Statkraft” ka investuar rreth 130 milionë euro në vit për ndërtimin e tre hidrocentraleve në kaskadën e lumit Devoll.

Alarmin për nevojën urgjente për tërheqjen e investimeve të huaja direkte e kanë ngritur dhe Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar apo dhe agjensia ndërkombëtare vlerësuese Standard and Poor’s. Këto institucione, ndër të tjera rekomandojnë dhe zbatimin e reformave, luftën ndaj korrupsionit, respektimin e të drejtës së pronës dhe forcimin e institucioneve si faktorë që do të përmirësojnë ndjeshëm klimin e biznesit, do të tërhiqnin investime të reja dhe do të rrisnin perspektivën e rritjes ekonomike të vendit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>