Irani pranoi sot se goditi gabimisht avionin ukrainas, ku humbën jetën176 pasagjer, duke e ngatarruara atë me një rakete amerikane.
Avioni u rrëzua vetëm disa orë pasi Irani sulmoi me raketa dy baza irakiane që strehonin trupat amerikane në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e gjeneralit të saj të lartë, po ashtu në Irak.
Në deklaratën për shtyp, Forcat ushtarake iraniane shkruajnë se avioni po fluturonte pranë zonën ku qendronin ushtarët e Forcave Revolucionare iraniane, dhe prania e tij rriti gjendjen e alertit tek forcat ushtarake të iranit.
Presidenti iranian Hassan Rouhani premtoi se do të hetohen shkaktarët e këtij aksidenti. Ai shkroi në twitter: se “Republikës islamike të Iranin i vjen keq për këtë gabim katastrofik. Mendimet dhe lutjet e mia janë për të gjitha familjet e prekura.”
Ministri i Jashtëm i Iranin Mohammad Javad Zarif shkroi në twitter se goditja e avionic ishte një “gabim njerëzor në një kohë krizë të shkaktuar nga aventurat shkatërruese të SHBA-ve”.
Ndërsa, Kryeministri ukrainas Volodymyr Zelenskiy kërkoi nga qeveria iraniane falje publike dhe hetim të plotë të ngjarjes deri në dënim të fajtorëve.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kishin lajmëruar më parë se avioni ukrainas i rrëzuar në Iran ishte goditur gabimisht me raketë nga Irani.