Ish anëtarja e KLP, Sevdari: Anëtarët e KPA u zgjodhën në kundërshtim me ligjin

Nga Exit News
Ish anëtarja e KLP, Sevdari: Anëtarët e KPA u zgjodhën në kundërshtim me ligjin

Ish anëtarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Antoneta Sevdari deklaroi se anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit u zgjodhën në mungesë të kushteve të kërkuara nga ligji.

Në një postim në Facebook, zonja Sevdari shkruan:

“Fatkeqësisht, Anëtaret e Kolegjit te Posaçëm te Apelimit, u zgjodhën ish-studentë me rezultate të dobëta; persona të cilët nuk e njihnin Kodin Penal dhe kishin dhënë dënime me vdekje në mungesë të dispozitës; të cilët falsifikuan dhe paturpësisht gënjyen KUVENDIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË; të cilët nuk e kishin idenë ku ndodhej zyra e pagimit të taksave dhe tatimeve pasi nuk kishin lidhje me procesin e deklarimit dhe pagimit te taksave, PRA të cilët NUK plotësonin disa kushte zgjedhshmërie.”

Reagimi i saj erdhi pasi Gjykata e Posaçme vendosi të mërkurën të pezullojë nga detyra gjyqtarin e KPA, Luan Daci. Vendimi i gjykatës vë në dyshim procesin e shkarkimit të zonjës Sevdari, nëse ai përmbush kriteret e nje porcesi të rregullt ligjor.

Jurisprudenca e GJEDNJ, përcakton se procesi i rregullt ligjor përfshin dhe emërimin e ligjshëm të gjyqtarëve, të cilët japin vendimin.

Ish prokurorja Sevdari u shkarkua nga KPA, në shkurt të 2019, ku pjesë e trupit gjykues që dha vendimin ishte dhe Luan Daci.

Zonja Sevdari publikoi pas shkarkimit dokumente që tregonin se Daci kishte fshehur shkarkimin e tij në vitin 1997 dhe bëri ankesë te Operiacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ankesa të cila nuk u mor parasysh prej tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>