Koronavirusi do të jetë mes nesh përgjithmonë dhe do të kërkojë vaksinime të vazhdueshme, sipas ish-kreut të këshilltarëve shkencorë të qeverisë së Britanisë së Madhe, Prof. Mark Walport.
Anëtari i Grupit Shkencor Këshillimor për Emergjencat, Walport e lidh virusin Covid-19 me atë të gripit stinor, ndaj vaksinimet e vazhdueshme në shkallë globale do jenë të nevojshme për kontrollimin e pandemisë, deklaron ai.
Walport tha për BBC se koronavirusi nuk do të jetë një sëmundje që zhduket përmes vaksinimit dhe se ende ka mundësi që situata të dalë nga kontrolli për shkak të Covid-19.