Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla është shpallur në kërkim nga policia ndërsa rezulton se ndodhet jashtë vendit.
Klan News raporton se sipas sistemit TIMS, Llalla është larguar nga Shqipëria më 9 Shtator nga Aeroporti i Rinasit drejt Romës.
Policia shkoi më herët në banesën e ish-kryeprokurorit por nuk e kanë gjetur.
Të mërkurën Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi dënimin me 2 vite burg për ish-kryeprokurorin si edhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
Në përfundim të seancës avokati i Llallës tha për gazetarët se ai ndodhej në një spital por nuk e dinte se ku.
Ish-kryeprokurorit iu konfiskuan gjithashtu një apartament në Durrës dhe 4 sipërfaqe tokë rreth 22 mijë metra katrorë në Tiranë.