Ish-kryeprokurori Llalla shpallet në kërkim, nuk ndodhet në Shqipëri

Nga Exit News
Ish-kryeprokurori Llalla shpallet në kërkim, nuk ndodhet në Shqipëri

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla është shpallur në kërkim nga policia ndërsa rezulton se ndodhet jashtë vendit.

Klan News raporton se sipas sistemit TIMS, Llalla është larguar nga Shqipëria më 9 Shtator nga Aeroporti i Rinasit drejt Romës.

Policia shkoi më herët në banesën e ish-kryeprokurorit por nuk e kanë gjetur.

Të mërkurën Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi dënimin me 2 vite burg për ish-kryeprokurorin si edhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Në përfundim të seancës avokati i Llallës tha për gazetarët se ai ndodhej në një spital por nuk e dinte se ku.

Ish-kryeprokurorit iu konfiskuan gjithashtu një apartament në Durrës dhe 4 sipërfaqe tokë rreth 22 mijë metra katrorë në Tiranë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>