Itali — Policia kap 150 kilogramë kanabis shqiptar

Itali — Policia kap 150 kilogramë kanabis shqiptar

Policia italiane vetëm dje, më 23 tetor ka kapur rreth 150 kilogramë kanabis të trafikuar nga Shqipëria drejt Italisë.

Në Salento — Policia italiane ka sekuestruar 30 kilogramë kanabis të fshehur në rërë në brigjet e Salentos në Itali. Droga ishte e paketuar në 17 pako të mbështjella me celofon.

Gjithmonë sipas policisë italiane, kjo ngarkesë me shumë mundësi ishte trafikuar nga Shqipëria dhe kishte si destinacion tregun italian. Ndoshta pakot janë hedhur në det nga narkotrafikantët, të cilët mund të kenë parë ndonjë mjet të lëvizshëm të policisë italaine. Një vit më parë në të njëjtin vend, policia italiane gjeti 40 kilogramë kanabis.

Ferrara — Policia italiane ka kapur 120 kilogramë kanabis. Si dhe ka arrestuar mjë grup trafikantësh shqiptarë, marokenë dhe spanjoll. Vlera e lëndës narkotike të sekuestruar vlerësohet në rreth një milionë euro. Droga transportohej në një kamion.

Prej kohësh policët e Skuadrës së Lëvizshme të Guardia di Finanza të Ferrarrës po kryejnë hetime të kryqëzuar për të bllokuar trafikun e drogës që prej disa muajsh dhe në veçanti këtë periudhë po kryhen në territorin e Ferrarës.

Mediat italiane raportojnë se Ferrara po kthehet në një lloj hubi për trafikimin e drogës dhe për këtë arsye forcat e policisë janë përqëndruar në këtë territor duke arritur rezultate pozitive. Por sidoqoftë lënda narkotike e sekuestruar është vetëm maja e ajsbergut të sasisë që kohët e fundit është trafikuar në territorin e Ferrarës.

Ndërsa më 20 tetor, Policia italiane kapi 3,5 ton kanabis të ardhur nga Shqipëria në brigjet e Italisë — 1, 5 ton kanabis u kapën në Bari dhe 2 ton kanabis në provincën e Ferraras.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>