Dy vendet fqinje, Greqia dhe Italia, kanë shënuar rritje të rasteve me COVID-19 në 24 orët e fundit.
Autoritetet shëndetësore italiane raportuan të martën 11 212 raste, rreth 2 500 më shumë se 24 orë më parë, por duhet theksuar se testimet janë pothuajse dyfishuar.
Shqetësues është numri i viktimave që është rritur në 659, nga 445 që ishin dje.
Italia ka gjithësej 73 029 humbje jete nga COVID-19 dhe 568 728 raste aktive.
Nga ana tjetër, në Greqi janë raportuar 1 045 raste të reja, shifra më e lartë në 12 ditët e fundit dhe më shumë se dyfishi i një dite më parë.
Në 24 orët e fundit 54 të sëmurë me COVID-19 humbën jetën, duke e çuar totalin e viktimave në 4 730.
Greqia dhe Italia kanë nisur vaksinimin me vaksinën Pfizer që prej ditës së dielë.