Vrojtim dhe mbrojtje 24 orë monumenitit për viktimat e grushtit të shtetit kundër Erdoganit

Nga Exit News
Vrojtim dhe mbrojtje 24 orë monumenitit për viktimat e grushtit të shtetit kundër Erdoganit

Qeveria duket e vendosur t’u imponojë shqiptarëve një memorial të kërkuar nga Presidenti turk Erdogan, për një ngjarje, e cila nuk ka rëndësi, domethënie dhe lidhje me Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ajo dhe Bashkia Tiranë kanë riparuar dhe ruajtur me kamera dhe punonjës sigurie monumentin për viktimat e grushtit të shtetit në Turqi, që u vendos në Parkun e Liqenit.

Katër kamera sigurie të vendosura në dy shtylla paralel, 2 punonjës bashkiakë dhe një tjetër civil janë vënë të ruajnë monumentin, i cili u thye në gusht të vitit të shkuar. Një burimi i tha Exit News se kamerat mbikqyren nga Ambasada turke.

Monumenti në parkun e liqenit restauruar përpara vizitës së qeveritarit turk.
Monumenti turk në parkun e liqenit ruajtur me kamera dhe punonjës sigurie.

Masat e marra janë bërë për shkak të vizitës së Ministrit turk në vend. Në korrik 2019 Bashkia Tiranë e ngriti monumentin në Parkun e Liqenit si përkujtimore për nder të 251 qytetarëve turq të vrarë gjatë grushtit të dështuar të shtetit të korrikut 2016.

Gjithashtu, me mbështetjen e qeverisë turke, Bashkia mbolli aty 251 rrape të sjella nga Turqia, dhe rrugës i dha emrin “Dëshmorët e 15 Korrikut”.

Lajmi për ngritjen e këtij memoriali shkaktoi komente dhe debate në publik, pasi qeveria dhe bashkia e kishin mbajtur të fshehtë vendimin dhe ndërtimin e tij.

Një peticion online, pas botimit të lajmit, për heqjen e memorialit dhe të emrit të rrugës dhe parkut përkatës, i  mblodhi në pak ditë mbi 10 mijë mbështetës. Por ai u shpërfill nga Bashkia Tiranë.

Qytetarë dhe anëtarë të shoqërisë civile protestuan kundër ngritjes së memorialit në Parkun e Liqenit. Pavarësisht protestës paqësore, ata u rrethuan nga një numër i madh policësh me uniformë dhe civilë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>