Qindra punonjës të qendrave shëndetësore në Stanford të Amerikës kanë protestuar, të hënën, pasi ende nuk janë vaksinuar kundër Covid-19.
Edhe pse janë në frontin e parë të përballjen me Covid-19 dhe duhet të ishin vaksinuar, për shkak të një gabimi në algoritmet e programit që harton radhën e vaksinimit, punonjësit shëndetësore të Stanfordit nuk janë vaksinuar ende.
Teksa numrat e të infektuarve ditorë në Amerikë po rritet çdo ditë e më tepër, mjekët u shprehën të revoltuar me gabimet logjistike që nuk po lejon vaksinimin e tyre.
Dhjetra mjekë që sapo kanë përfunduar shkollën- ishin veçanërisht të irrituar sepse atyre i është kërkuar që të punojnë vullnerarisht në qendrat e kujdesit intesiv në repartet Covid, por po i mohohet vaksinimi.
Ronald Witteles, drejtori i programit në qendrën e mjekësisë së brendshme në Stanford, shkroi në Twitter se shpërndarja e vaksinave “ishte një rrëmujë absolute” dhe se këto ishin “një nga 24 orët më shqetësuese që kam përjetuar ndonjëherë”.