
Policia e Kosovës ka kapur 28 kilogramë drogë në kufi me Shqipërinë.
Lajmi u bë i ditur nga vetë policia e Kosovës, e cila në një njoftim zyrtar shkruan:
“Njësiti policor gjatë vëzhgimit ka vërejtur dy të dyshuar duke hyrë nga territori i Shqipërisë në drejtim të Kosovës të cilët kishin nga një çante në krahë me përmasa të mëdha. Dy të dyshuarit pasi i kane vërejtur policinë kane lëshuar çantat në tokë dhe kanë ikur në drejtim të Shqipërisë.”