
Zgjedhjet në qarkun e Beratit nuk do të përsëriten dhe ndërsa procesi zgjedhor është konsideruar i vlefshëm sipas Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve.
Pas shyrtimit të kërkesës së Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe koalicionit të Partisë Demokratike-Aleanca për Ndryshim, për shpalljen e pavlefshme të rezultatit të zgjedhjeve në qarkun e Beratit, KAS vendosi të rrëzojë këto kërkesa gjatë mbledhjes së sotme.
KAS vendosi të miratojë tabelën e re përmbledhëse të rezultatit të zgjedhjeve në qarkun e Beratit pasi u rinumëruan 114 kuti nga ky qark.
Në pasqyrimin e rezultatit të bërë nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, u tha se:
- LSI ka shtuar rezultatin me 15 vota
- Partia Aleanca Demokracia e Re ka shtuar rezultatin me 11 vota
- Partia Socialiste ka zvogëluar rezultatin me 20 vota
- Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim ka zvogëluar rezultatin me 9 vota
Në qarkun e Beratit, PS fitoi 5 mandate ndësa PD-AN dy mandate.
LSI ka paralajmëruar se do të vijojë të kërkojë rinumërim të gjithë votave në qarkun Berat në Kolegjin Zgjedhor.