Komisioni Evropian rekomandoi hapjen kufijve mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor më 1 korrik dhe hapjen graduale të udhëtimeve ndërkombëtare.
KE rekomandoi shtyrjen e hapjes së kufijve brenda BE-së nga 15 qershori në 30 qershori, dhe kërkoi përgatitjen e një plani për hapjen graduale.
Për vendet e treta, Komisioni nuk rekomandon hapjen e kufijve për shkak se gjendja shëndetësore është kritike. Por propozoi hartimin e një liste me vende të treta më pak të prekura, me të cilat mund të shihet mundësia e hapjes së kufijve.
Si dhe propozoi hapjen e kufijve për studentët e vendeve të treta që studiojnë në BE, më 1 korrik. “Pas hapjes së kufijve, KE po sheh edhe mundësinë e hapjes së kufijve ndërkombëtar me 1 korrik, tha Komisioneri i Punëve të Brendshme Ilva Johansson.
KE vendosi edhe hapjen graduale të zyrave të aplikimeve për viza, të cilat u mbyllën në mes të marsit si amsë për ndalimin e përhapjes së koronavirusit.