KED ngre grup pune për zbatimin e rekomandimeve të ‘Venecias’

Nga Exit News
KED ngre grup pune për zbatimin e rekomandimeve të ‘Venecias’

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi ngritjen e një grupi pune që do të pasqyrojë rekomandimet e bëra nga Komisioni i Venecias në Opinionin për emërimin e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

Grupi do të përbëhet nga anëtaret e KED Saida Dollani dhe Marsida Xhaferllari, të cilat do të ‘përkthejnë’ rekomandimet e Komisionit në rregulla të brendshme për funksionimin e KED.

Institucioni, që tashmë drejtohet nga Vitore Tusha, pas largimit të ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani  njoftoi gjithashtu se puna për përgatitjen e listave me kandidatët për plotësimin e dy vakancave në Gjykatën Kushtetuese që zgjidhjen nga Presidenti, janë gati dhe do t’i përcillen kreut të shtetit së shpejti.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme