KED refuzon të shqyrtojë kërkesën e Dvoranit për t’u rikthyer

Nga Exit News
KED refuzon të shqyrtojë kërkesën e Dvoranit për t’u rikthyer

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) refuzoi të shqyrtojë kërkesën e Ardian Dvoranit për të  vazhduar detyrën si anëtar i saj. KED argumentoi se shqyrtimi i kërkesës nuk është kompetencë e saj  të vendosë mbi këtë kërkesë.

“Nuk hyn në veprimtarinë dhe kompetencën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, vendimmarrja e kërkuar me anë të “Njoftim Qëndrimi“ të përcjellë nga Z. Ardian Dvorani”, shkruan KED në njoftimin për shtyp.

Gjyqtari Ardian Dvorani i kërkoi Këshillit të Emërimeve në Drejtësi të vazhdojë detyrën si anëtar i saj.

Në një letër dërguar KED, Dvorani argumentoi se lëvizjet nga njëri pozicion në tjetrin nuk cenojnë të drejtën për të përfunduar mandatin si anëtar i KED.

Dvorani shtoi se e konsideron të ligjshme vazhdimin e detyrës pranë KED dhe pas transferimit të tij në Gjykatën e Apelit Administrativ.

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi në qershor përfundimin e mandatit të Ardian Dvoranit si gjyqtar në Gjykatën e Lartë.

Exit ka argumentuar në një artikull të mëparshëm se mandati në KED është i lidhur ngushtë me ushtrimin e funksioneve si gjyqtar apo prokuror pranë gjykatave përkatëse, cka do të thotë se mosushtrimi i këtyre funksioneve cilado qoftë arsyeja, sjell humbjen e mandatit në KED.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>