Këshilli i Medias, thirrje qytetarëve të kundërshtojnë kufizimin e paligjshëm të informacionit

Nga Exit News
Këshilli i Medias, thirrje qytetarëve të kundërshtojnë kufizimin e paligjshëm të informacionit

Këshilli Shqiptar i Medias (KSHM) lëshoi me 21 prill, një deklaratë në lidhje me vendimet e fundit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).

Më 21 prill, AKEP urdhëroi kompanitë e internetit të bllokojnë qasjen në platformën e njohur në gjithë botën Medium.com. Tani Shqipëria renditet së bashku me Kinën, Egjiptin dhe Malajzinë, në listën e shteteve që kanë bllokuar faqen. KSHM e quajti këtë “censurë të pastër, anti-ligjore dhe antikushtetuese”.

KMSH thekson se faqja Medium publikon mijëra artikuj në ditë. Shumica e kompanive të internetit bllokuan qasjen në faqe, ndërsa disa të tjera do ta bllokojnë në ditët në vijim.

Sipas deklaratës së KMSH-së, shkak për bllokimin e faqes Medium u bë një ankesë e aktorit Ermal Mamaqi, i cili pretendon se një prej artikujve në faqe përmbante lidhje ku transmetoheshin në mënyrë pirate filmat e tij.

Bllokimi i qasjes në faqen Medium është e paligjshme edhe është një formë censure. KSHM përdori shembullin e mëposhtëm:

“Në rast se dikush poston në Facebook listë të sajteve pirate, kjo nuk do të thotë që qeveria shqiptare duhet të mbyllë Facebook-un. Aq më tepër, që Medium.com ka një faqe ku qartazi mundësohet raportimi i shkeljes së të drejtave të autorit apo plagjiaturave.” 

KMSH theksoi se AKEP bllokoi së fundmi dhe disa faqe pornografie. Një gazetare e njohur raportoi se një video e saj intime, ishte publikuar në disa faqe me përmbajtje pornografike. KMSH dënoi aktin e paligjshëm ndaj gazetares, por pohoi se qeveria nuk mundet të bllokojë të gjithë faqet.

Këshilli ngriti shqetësimin se edhe pse paketa antishpifje nuk ka hyrë në fuqi, AMA dhe AKEP po sillen në mënyrë të tillë. Kjo paketë i jep qeverisë fuqinë për të bllokuar, gjobitur dhe kufizuar qasjen në faqet e internetit që ai mendon se botojnë “lajme të rreme” ose shkelin kërkesat e parashikuara në ligj.

KMSH iu bëri thirrje organizatave ndërkombëtare të reagojnë dhe raportojnë në lidhje më këto forma censure. Gjithashtu Këshilli i bëri thirrje qytetarëve shqiptarë të reagojnë përkundër kufizimit të paligjshëm dhe antikushtetues të lirisë së informacionit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>