KLGJ dhe KLP, Kuvendi propozon rihapjen e aplikimeve

KLGJ dhe KLP, Kuvendi propozon rihapjen e aplikimeve

Pas rihapjes së paligjshme të procesit të aplikimit për kandidatët e institucioneve të vetingut në zyrën e Avokatit të Popullit, Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit Albana Shtylla ka propozuar rihapjen e procesit të aplikimit për anëtarët e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe të Prokurorisë të cilët u zgjodhën nga radhët e pedagogëve të Fakultetit të Drejtësisë. 

Sipas nenit 147 dhe 149 të Kushtetutës, KLGJ dhe KLP të dyja përbëhen nga 11 anëtarë , 2 prej të cilëve zgjidhen nga pedagogët e Fakulteteve të Drejtësisë. Lista e kandidatëve plotësohet nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit dhe dërgohet në komisionin e ligjit në Kuvend për përzgjedhjen përfundimtare.

Zonja Shtylla argumenton se numri i kandidatëve për 2 vendet në KLP dhe KLGJ është i pamjaftueshme. Ajo e mbështet arsyetimin e saj në nenin 53 dhe 151 të ligjit “Për institucionet e reja të sistemit të drejtësisë”, në të cilin saktësohet se numri minimal i kandidatëve duhet të jetë “tre herë më shumë se numri i vendeve vakante”.

Ky kusht është plotësuar në rastin e KLGJ-së dhe jo në rastin e KLP-së. Zonja Shtylla shkruan se “më pak se tre hërë më shumë se numri i vendeve vakante” do të thotë jo më pak se 7.

As Kushtetuta dhe as ligji “për institucionete e reja të sistemit të drejtësisë” nuk parashikon asgjë në rasti kur numri i kandidatëve është më pak se 6, ndaj Zonja Shtylla propozon rihapjen e aplikimeve. Kuvendi ka të drejtë në rastin e KLP-së, por nuk sqaron pse kërkon rihapjen e aplikimeve edhe për KLGJ-në, kur minimuni ligjor i kërkuar në Kushetutë është plotësuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>