
Këshilli i Lartë Gjyqësor ftoi ish gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani të paraqesë kërkesën për tu emëruar në Gjykatën e Apelit.
Në njoftimin për mbarimin e mandatit të tij, KLGJ shprehet:
“KLGJ vendos njoftimin e tij për të ushtruar të drejtën për emërim si gjyqtar në një nga gjykatat e apelit të vendit’’.
Ligji i jep të drejtën gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë që kur mbaron mandati të shërbejnë si gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në 11 qershor, KLGJ vendosi mbarimin e mandatit të gjyqtarit Ardian Dvorani, me argumentin se mandati i tij ka përfunduar pasi janë emëruar tre anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë.