KLGJ krijon Gjykatën e Lartë “ambulante” në shkelje të Kushtetutës

KLGJ krijon Gjykatën e Lartë “ambulante” në shkelje të Kushtetutës

Sikurse Exit.al e ka shkruar më parë, Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) vendosi sot të krijojë Gjykatën e Lartë ‘ambulante’. Në vendimin e marrë unanimisht nga anëtarët e saj, KLGJ do të transferojë përkohësisht gjyqtarë nga shkallët më të ulta drejt Gjykatës së Lartë, me justifikimin për të zhbllokuar ngërçin e krijuar nga mungesa e kësaj gjykate.

“Problematikë është shqyrtimi mbi kompetencat mes gjykatave; Pamundësia e shqyrtimit të çështjeve civile me objekt rekursi persa i përket sidomos ankimeve të individit, por edhe ankimeve të shtetit që dëmtojnë buxhetin e shtetit. Problematikë është edhe ‘eksodi’ i çështjeve që mund të shkojnë në Gjykatën e Strasburgut ne rast mos funksionimi vazhdues të Gjykatës së Lartë”, u shpreh Maksim Qoku nënkryetar i KLGJ.

Përbërja e Gjykatës së Lartë tashmë do jetë me anëtarë jashtëgjyqësorit të cilët nuk do i nënshtrohen procesit të vetingut dhe gjyqtarë të transferuar nga gjykatat më të ulëta që mbetet e paqartë nëse do kalojnë në veting.

KLGJ duhet të kishte nisur procedurat 7 muaj më parë për krijimin e Gjykatës së Lartë. Që prej krijimit të KLGJ-së në dhjetor të  kanë kaluar rreth 7 muaj, gjatë të cilave KLGJ nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të krijuar GJL.

Kështu KLGJ për shkak të paaftësisë së saj për të krijuar Gjykatën e Lartë, ka vendosur të ndërmarrë këtë zgjidhje ekstra ligjore duke cenuar Kushtetutën dhe ligjin.

Exit.al ka qënë media e parë që ka shkruar mbi propozimin antikushtetues dhe antiligjor të Euralius, sipas të cilit KLGJ mund të transferonte gjyqtarët e shkallëve më të ulëta në Gjykatën e Lartë përkohësisht deri në emërimin e anëtarëve të rinj të saj. Ky propozim u hartuar nga eksperti i misionit EURALIUS V, Klodian Rado i cili është njëkohësisht kandidat për anëtar të Gjykatën Kushtetuese dhe për Inspektor të Lartë të Drejtësisë (ILD), dhe kandidatura e tij aktualisht po shqyrtohet nga i njëjti KED që ai këshillon si ekspert i EURALIUS-it.

Ndërkohë pak javë më parë Presidenti Meta i kërkoi informacion Këshillit të Lartë Gjyqësor, për vonesat në plotësimin e vendeve në Gjykatë të Lartë.

Presidenti Meta në kërkesën e tij kritikoi KLGJ-në për shkeljen e afatit për plotësimin e vendeve bosh në GJL. Sipas tij KLGJ duhet të kishte filluar tashmë me procedurën e përzgjedhjes së anëtarëve jogjyqtar të Gjykatës së Lartë dhe mungesa e veprimit nga ana e KLGJ përbën shkelje të Kushtetutës, të drejtave të njeriut dhe cenon kompetencat kushtetuese të Presidentit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>