KLGJ: Nuk kemi kapacitete për vetingun nëse nuk zgjatet mandati i KPK-së

Nga Exit News
KLGJ: Nuk kemi kapacitete për vetingun nëse nuk zgjatet mandati i KPK-së

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka deklaruar se nevojitet zgjatja e mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, pasi atij i mungojnë kapacitetet për të garantuar një proces të rregulltë vetingu.

“Në lidhje me kapacitetet e KLGJ-së për të vijuar procesin e vetingut dhe për të shqyrtuar çështjet në një kohë të arsyeshme, ju sqarojmë se përveç burimeve njerëzore aktuale, Këshilli i Lartë Gjyqësor do të ketë nevojë për mbështetje shtesë, në mënyrë që të garantohet standardi i procesit të rregullt ligjor për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve,” iu përgjigj KLGJ-ja pyetjeve të dërguara nga televizioni A2.

Më herët, edhe Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit u shpreh në favor të zgjatjes së mandatit të KPK-së, por se kjo duhej bërë nga institucionet kompetente, pasi të kishin marr edhe opinionin e Komisionit të Venecias.

Mandati përfundon në qershor të vitit 2022 dhe për ta zgjatur kërkohet një shumicë e cilësuar ose 94 vota në Parlament.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>