KLGJ vendos të martën për gjyqtaren Enkeleda Hoxha

Nga Exit News
KLGJ vendos të martën për gjyqtaren Enkeleda Hoxha

Këshilli i Lartë Gjyqësor do të mblidhet të martën për marrë një vendim për gjyqtaren e Krujës, Enkeleda Hoxha.

Sipas ligjit për statusin e gjyqtarit, ajo duhet të pezullohet nga detyra deri në përfundim të hetimeve dhe marrjen e një vendimi të formës së prerë.

Gjyqtarja është thërritur të hënën për tu marrë në pyetje nga SPAK.Ajo u arrestua tre ditë më parë  me akuzën e lirimin nga burgu të të dënuarve në shkëmbim të parave.

Gjykata e Posaçme vendosi arrest me burg për të.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ka kërkuar shkarkimin e saj me argumentin se cënon figurën e gjyqtarit.

Gjyqtarja Hoxha njihet si ‘avokatja mbrojtëse’ që ka mundësuar lirimin e parakohshëm të disa kriminelëve të dënuar me burgim të përjetshëm.

Exit News ka shkruar më parë se si gjyqtarja Hoxha ka liruar Endrit Doklen, Hekuran Billon, Genc Tafilin dhe Ilir Pajën, përmes një skeme të njëjtë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>