Kompania Fusha fiton tenderin për Piramidën

Nga Exit News
Kompania Fusha fiton tenderin për Piramidën

Bashkimi i kompanive Fusha dhe Edil-Al, dy prej kompanive më të afërta ta dyshes Rama-Veliaj, ka fituar tenderin e Bashkisë Tiranë për të rikonstruktuar tërësisht Piramidën.

Bashkia shpalli të premten fituesin mes tetë ofertuesve të tjerë.

Oferta e Fusha shpk dhe Edil Al ishte oferta më e ulët: rreth 10 milionë euro kur fondi limit i tenderit ishte rreth 13,5 milionë euro.

Kompani të tjera në garë ishin Alb-Star dhe StarTek, Gener 2 dhe K.A.E.XH, Salillari dhe G.P.G, Mane TCI dhe Inerti.

Siç Exit News ka shkruar më parë, kriteret përzgjedhëse hartuar nga bashkia ishin subjektive dhe kufizonin konkurrencën.

Bie në sy fakti se kriterin kryesor përzgjedhës të tenderit, i cili ishte që kompanitë konkuruese të kenë kryer më parë një punë të ngjashme me kosto sa 50 përqind e fondit për ndërtimin e piramidës, pra rreth €7 milionë, nuk e plotësojnë asnjë preh dy kompanive fituese të tenderit.

Nëse “projekte të ngjashme” do intepretohej si objekte social-kulturore, atëhere një objekt me vlerë të paktën €7 milionë euro, në 3 vitet e fundit, as kompania Fusha dhe as Edil-al nuk e plotësojnë këtë kriter.

Megjithatë duket se bashkia Tiranë, pas prishjes së planit fillestar për t’i dhënë kompanisë Fusha tenderin për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar dhe pronën publike rreth tij për të ndërtuar kulla, është munduar të kompensojë Fushën me tenderin e Piramidës.

Së bashku me rreth 40 tendera të tjerë të Bashkisë Tiranë, Fusha shpk rezulton të ketë përfituar mbi 65 milionë euro tendera.

Për të lexuar më shumë rreth projektit për rijetëzimin e Piramidës, lexoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>