
Ambasada e Kosovës në Ankara ka njoftuar se është shënuar edhe viktima e dytë me origjinë nga Kosova si pasojë e tërmetit në Izmir të Turqisë, raporton Koha.net.
Sipas ambasadës, viktima nga familja Dograyan, prej së cilës është konfirmuar edhe viktima e parë.
“Nga komunikimet e vazhdueshme, Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara është informuar se dy persona me origjinë nga Kosova nga familja Doğrayan në Izmir kanë ndërruar jetë si pasojë e tërmetit. Mund të konfirmojmë se deri më tani nuk ka të dhëna për shtetas të RKS”, thuhet në njoftim.