Kongresi i PS, Rama: Zgjedhje historike, do kemi shumicën më të madhe të 27 viteve

Kongresi i PS, Rama: Zgjedhje historike, do kemi shumicën më të madhe të 27 viteve

Kryeministri Rama, gjatë fjalimit në Kongresin Elektoral të PS, nuk kurseu akuzat ndaj opozitës dhe i premtoi mbështetësve të tij së “do të vazhdojë të bëjë shtet” dhe për katër vitet e ardhshme.

Disa nga deklaratat kryesore të Zotit Rama janë:

  • Bëra gjithë sa munda, por jo gjithë sa doja, por shumë mbetet ende për të bërë dhe ne mund ta bëjmë e do ta bëjmë.
  • Zgjedhjet këtë herë janë historike sepse vendoset si do të jetë nesër Shqipëria e atyre që lindin sot. Si do të jetë Shqipëria që po rilindim pasi e morëm në dorë të rrënuar pa shtet.
  • Do kemi një shumicë parlamentare më të madhe se ndonjëherë në 27 vjet. Kjo është një peshë përgjegjësie kolosale. Ne duhet ta ndjejmë që tani në çdo qelizë të qenies sonë politike.
  • Parlamenti i ardhshëm do të jetë parlamenti i parë pa Sali Berishën, por jo pa opozitë.
  • Kushdo që mendon se parlamenti i ardhshëm do e ketë jetën e shkurtër vetëm se PD nuk po merr pjesë, gabon sepse liria e zgjedhjeve sjell opozitën e re parlamentare. Jetëgjatësia e Parlamentit të ri do të varet vetëm nga ne.
  • PD sot ka ikur në drejtim të paditur. Ka vendosur të dalë nga zgjedhjet e udhëhequr nga frika. Një frikë më e madhe sesa një kope lepujsh në bark.
  • PD është mbyllur në një bunker plasmasi nga ku i ka shpallur luftë me mullinjtë e erës tërë dynjasë, Shqipërisë, Gjermanisë, BE-së Amerikës.
  • Nuk duan zgjedhje sepse nuk duan vettingun, nuk duan drejtësinë sepse nuk flenë më gjumë.
  • Ka mbetur veç ta lëmë PD-në pas dhe të vazhdojmë përpara.
  • Sot fletët e votimit kanë vajtur për tu shtypur dhe zgjedhjet do të mbahen më 18 qershor.  18 qershori është dita e vettingut të popullit ndaj politikës së vjetër.
  • Parlamenti i ri do të nisë jetën me zhbllokimin e vettingut menjëherë pas qeverisë së re.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>