Kongresi Rinor Kombëtar mbështet studentët: Mos negocioni me qeverinë

Kongresi Rinor Kombëtar mbështet studentët: Mos negocioni me qeverinë

Kongresi Rinor Kombëtar, struktura më e madhe dhe gjithëpërfshirëse e organizatave e grupeve rinore në Shqipëri, shprehu sot mbështetjen për studentët shqiptarë, të cilët po protestojnë kundër tarifave të larta dhe politikave arsimore të qeverisë Rama.

Me anë të një deklarate për shtyp, Kongresi Rinor Kombëtar shprehet:

“Duke u nisur nga ngjarjet e ndodhura këtë javë në Shqipëri me lëvizjet dhe protestat e studentëve në cdo qytet për shkurtimin e tarifave për ndjekjen e universitetit, sigurimin e kushteve minimale për të studiuar dhe rritjen e përfaqësimit të studentëve ne vendimmarrje ne shprehim mbështetjen tone të plotë në kërkesat e bëra nga studentët.”

KRK-ja shprehu mbështetjen e plotë për vendimin e studentëve për të mos negociuar me përfaqësues të qeverisë për 8 kërkesat, të cilat janë bërë publike që në ditët e para të protestës.

KRK-ja sqaron se anjë prej 100 organizatave të anëtarësuar në të, nuk janë dakort dhe pjesë e disa organizatave të tjera rinore që kanë kërkuar seancë dëgjimore në parlament me përfaqësues të qeverisë:

“Sot ndjejmë nevojën të reagojmë pasi kolegët tanë të organizatave rinore kanë marrë iniciativë të kërkojnë një seancë dëgjimore në parlament për këtë cështje. Ne nuk jemi dakort dhe 100 organizata pjesë e rrjetit tonë nuk pajtohen më këtë fakt. Salla e Kuvendit është shumë e vogël për të zënë 15 000 studentë që janë në rrugë dhe ata nuk duan të përfaqësohen nga 10 apo 100 që nuk dihet si e ku do zgjidhen.”

Më herët, në mbështetje të protestës së studentëve janë shprehur dhe Unioni i Studentëve Evropianë (ESU) një organizatë ombrellë për organizatat studentore në rreth 40 shtete evropiane, dhe Shoqata Erasmus Mundus (EMA), organizata e studentëve ne të gjithë botën që marrin pjesë në programin Erasmus.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>