Konjufca kritikon sërish Valdete Dakën: Po drejton planin për ndalimin e Kurtit në zgjedhje

Nga Exit News
Konjufca kritikon sërish Valdete Dakën: Po drejton planin për ndalimin e Kurtit në zgjedhje

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca kriktoi sërish të premten kryetaren e KQZ Valdete Daka, duke e akuzuar atë se po drejton planin për ndalimin e Albin Kurtit në zgjedhje.

Ai ka shkruar në Facebook se me vendimin e ditës së premte, ku Zyra e Certifikimit rekomandoi certifikimit e 47 kandidatëve bazuar në aktgjykimin e fundit të Kushtetueses, Daka e vërtetoi se është në krye të planit.

Konjufca shkroi:

“I ftoj tash të gjithë ata që dje i thonin VV-së “të respektohet ligjshmëria”, këtë parim ta thonë edhe një herë e me zë të lartë tash që Zyra e Pavarur e Certifikimit i dha të drejtë Albin Kurtit. Nëse ky rekomandim nuk zbatohet, atëherë kush nuk po i zbaton vendimet “veç kur nuk po i konvenojnë”? VV-ja a Valdete Daka”.

Sipas tij nëse bordi politik i KQZ-së i mbivendoset Zyrës profesionale të Certifikimit, kjo e fundos pavarësinë e këtij institucioni.

Konjufca është shprehur se:

“Të drejtat e njeriut dhe demokracia nuk mund të determinohen nga një forum politik, drejtuesja e të cilit, siç po tregon me sjelljen e saj, është përbetuar për eliminimin e Albin Kurtit nga gara e barabartë zgjedhore”.

Gjatë së enjtes Konjuca dhe Daka u përplasën disa herë për këtë çështje.

Në një deklaratë për mediat Daka tha se ajo është kërcënuar dhe këto kërcënime po i përjeton dhe familja e saj.

Daka ka deklaruar se akuzat politike të partive, lidhur me përjashtimin nga gara të kandidatëve të dënuar, janë ndërhyrje në punën e KQZ për zgjedhjet.

Më pas Konjufca, akuzoi kryetaren e KQZ se po punon për pamundësimin e kandidimit për deputet të kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>