Konjufca: Serbia nuk  tregon ku ka fshehur të zhdukurit e luftës, krim i shumëfishtë

Nga Exit News
Konjufca: Serbia nuk  tregon ku ka fshehur të zhdukurit e luftës, krim i shumëfishtë

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës Glauk Konjufca  tha se Serbia është duke bërë krim të shumëfishtë.

Bashkë me nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci, bënë të mërkurën një homazh në nderim të shqiptarëve të vrarë nga forcat serbe gjatë luftës së Kosovës.

“Ka plagë të hapura, sepse Serbia nuk po tregon se ku i ka fshehur të zhdukurit. Ky është një krim i shumëfishtë nga ana e Serbisë”, tha Konjufca.

Pra përveç që ka masakruar rreth 14.000 civilë të pafajshëm, tha ai, “duke mos i kursyer fëmijët as gratë, Serbia i ka rrëmbyer trupat e tyre dhe i ka djegur apo fshehur nëpër lokacione të ndryshme, disa nga të cilët janë gjetur këto ditët e fundit”

Ai tha se Kosova nuk duhet të ndalet së kërkuari drejtësi e së dënuari gjenocidin serb.

“Asnjëherë të mos harrojmë se në këto masakra janë vrarë e masakruar nga forcat serbe edhe foshnja 18 muajshe, madje edhe gra shtatzëna. Kjo dëshmon për mizorinë dhe gjenocidin e Serbisë mbi popullin shqiptar”, ka shtuar Konjufca.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>