Kosova dhe Mali i Zi janë zyrtarisht të vetmet shtete në Europë që ende nuk janë prekur nga koronavirusi.
Në Kosovë, 8 raste të dyshuar po analizohen, por deri tani nuk ka asnjë përgjigje zyrtare. Të dyshuarit janë persona që kanë ardhur nga Zvicra, Anglia dhe Maqedonia.
Deri të dielën në mbrëmje, edhe Shqipëria, Turqia e Qipro ishin ende zyrtarisht të paprekur nga koronavirusi.
Por mesnatën e 9 marsit, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dy rastet e para me koronavirus në Shqipëri. Ata janë një burrë 54 vjeç dhe djali i tij 28 vjeç, të cilët kishin ardhur nga Firenze me makinë. Aktualisht numri i të infektuarve në Shqipëri është 10.
Më 10 mars, edhe në Qipro u zbuluan rastet e para: një burrë 65-vjeç dhe një grua 30-vjeç, të dy turistë gjermanë. Autoritetet kanë mbyllur hotelin ku ndenjën 2 turistët.
Mëngjesin e sotëm, 11 mars, dhe Turqia njoftoi rastin e parë të infektuar me koronavirus.
Ai një burrë që sapo ishte kthyer nga Europa. Deri tani gjendja e tij është e stabilizuar.
Ndërkohë gjendja në disa shtete europiane është përkeqësuar ditët e fundit.
Në Itali, qeveria ka shpallur të gjithë vendin zonë të kuqe dhe zonë karantine.
Numri i të prekurve ka shkuar 10,149 persona, ndërsa numri i viktimave 631.
Pas Italisë, Franca dhe Spanja janë vendet me më shumë të prekur, përkatësisht 1784 persona dhe 1695 persona.
Në Gjermani, numri i të prekurve është 1565 persona.
Për tu informuar më tepër rreth koronavirusit mund të lexoni:
– Kur duhet të shqetësohemi për koronavirusin (kliko këtu)
– 9 pyetjet më të shpeshta rreth koronavirusit (kliko këtu)
– Masa më e efektshme për parandalimin e prekjes nga koronavirusi (kliko këtu)
– Masat e marra nga qeveria shqiptare deri tani (kliko këtu)