Kosova i kërkon kompanisë Apple të njohë kufijtë e saj

Nga Exit News
Kosova i kërkon kompanisë Apple të njohë kufijtë e saj

Ministrja e Punëve të Jashtme në Kosovë, Meliza Haradinaj-Stublla i ka kërkuar zyrtarisht kompanisë Apple të përfshijë kufijtë e Kosovës në shërbimet për harta të kësaj kompanie.

Ministrja njoftoi se i ka dërguar shefit të kompanisë amerikane Tim Cook një letër ku shkruan se:

“Shërbimet për harta të Apple nuk i shfaqin kufijtë e Kosovës të njohur ndërkombëtarisht. Në vend të kësaj, Republika e Kosovës shfaqet si pjesë e Serbisë. Kjo gjë është në kundërshtim me realitetin politik dhe atë ligjor.

Kjo gjë lëndon qytetarët tanë që janë përballur me humbje të mëdha në përpjekjet për pavarësi. Kjo gjë shihet edhe si fyerje ndaj shtetit tonë.”

Rreth një javë më parë, Megi Cara, një studente shqiptare në Londër nisi një peticion online, ku i kërkon kompanisë Apple ta paraqesë Kosovën si shtet më vete, pasi vërejti se ajo nuk ndahej nga Serbia me kufij ndërkombëtarë në aplikacionin Apple Maps.

Peticioni u bë lajm në disa media lokale në shqip dhe në anglisht, madje u shpërnda dhe nga këngëtare me famë botërore si Dua Lipa e Rita Ora.

Më shumë se 169 mijë persona e kanë firmosur peticionin online.

Exit News ka biseduar me Megi Carën rreth kësaj nisme. Për më shumë mund të lexoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>