Kosova pagesa shtesë për policët e angazhuar në pandemi

Nga Exit News
Kosova pagesa shtesë për policët e angazhuar në pandemi

Qeveria e Kosovës do të japë pagesë shtesë për policët që kanë shërbyer gjatë pandemisë.

Qeveria njoftoi të premten se ata do të shpërblehen me pagesë shtesë për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor.

Policët do të marrin nga 100 euro shtesë.

Njoftimi u bë i ditur gjatë një mbledhjeje online të qeverisë.

“Këto mjete shtesë ndahen për 6 mijë e 124 zyrtarë policorë, nga 100 euro në muaj për periudhën tetor, nëntor dhe dhjetor. Realizimi i pagesës së këtyre shtesave do të bëhet me pagën e muajit dhjetor 2020”, njoftoi policia.

Pagesa shtesë për policët do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës, 1.598.100 euro.

enjten Sindikata e Policisë në Kosovë paralajmëroi qeverinë e Kosovës që të plotësonte kërkesat e tyre, në të kundër ata do të merrnin masa radikale. Duket se reagimi i qeverisë ka qenë i shpejtë.

Sindikata ka deklaruar se policët ishin të infektuar me Covid-19, ku përveç vuajtjes nga sëmundja kishin edhe shpenzime të jashtëzakonshme. Sipas sindikatës qeveria ishte në dijeni për këtë.

Ata kërkojnë nga qeveria:

-pagesë të pakos emergjente;

-pagesë të ushqimit;

-pagesë të orëve të punës;

-pagesë të ditëve të fundjavës dhe ditëve të festave;

-pagesë për ndërrimin e natës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>