Kosova nuk ka asnjë datë për nisjen e reciprocitetit me Serbinë

Nga Exit News
Kosova nuk ka asnjë datë për nisjen e reciprocitetit me Serbinë

Kosova nuk ka edne një datë se kur do të nisë zbatimii masave të reciprocitetit me Serbinë. Kjo u konfirmuan në seancën parlamentare të së enjtes, nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Ai u shpreh pro reciprocitetit të plotë me Serbinë, duke thënë se:

“Ne jemi për reciprocitet të plotë ekonomik, tregtar dhe politik me Serbinë. Ne jemi për reciprocitet hd epo punojmë për zbatimin e saj. Serbia bënë barriera ndaj madhërave të Kosovës. Për zbatim të reciprocitetit duhet të merremi edhe me këto barriera, e na duhet kohë”.

Ai shtoi se reciprociteti nuk është “për hakmarrje, por e kemi si parim të barazisë”. Masat e reciprocitetit të vendosura nga qeveria Kurti në 2020 u hoqën nga qeveria Hoti.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>