Varianti i ri i koronavirusit është përhapur edhe në Kosovë, pasi autoritetet konfirmuan të premten 3 raste pozitive me llojin e shfaqur në shtator në Britani.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka deklaruar sot në një konferencë për shtyp se tre rastet pozitive me variantin britanik të virusit u konfirmuan në një laborator në Gjermani.
Kosova ka pezulluar të gjitha fluturimet drejt Mbretërisë së Bashkuar nga frika e përhapjes së variantit të ri të koronavirusit.
Autoritetet britanike kanë thënë se ai është më i transmetueshëm dhe ka shenja që sugjerojnë se është edhe më vdekjeprurës.
Kompanitë, Pfizer dhe Moderna kanë njoftuar se vaksinat e tyre ndaj Covid-19 do të jenë efikase edhe kundër varianteve të reja të shfaqura në Britani dhe Afrikën e Jugut.
Gjatë 24 orëve të fundit, Kosova raportoi 342 raste të reja me COVID-19 dhe 5 viktima.