
Qeveria e Kosovës ka shkarkuar anëtarët e Komisionit të vaksinave, pas rrëmujës së krijuar jashtë sallës së vaksinimit në Prishtinë.
Të premten, personat mbi moshën 65 vjeç, të cilët kishin ditën e vaksinës u grumbulluan në shkelje të masave antiCovid përpara sallës së vaksinimit.
Ministria e Shëndetësisë ka emëruar anëtarët e rinj të këtij Komiteti, raporton Koha.net.
Komiteti i vaksinimit kishte thirrurr të gjithë personat mbi 65-vjeç, nga çdo qytet i Kosovës pa caktuar një rend.
Pas rrëmujës së krijuar, të shtunën, personat u paraqitën për vaksinim vetëm pas telefonatës së personave të autorizuar. Ndërsa vaksinat u dërguan nëpër qytete të ndryshme.