
Qeveria e Kosovës ka konfirmuar vazhdimin e gërrmimeve për mbetje njerëzore në Kizhevak, të Serbisë. Një përfaqësues i Kryeministrit Hoti njoftoi të henën se:
“Gërmimet vlerësuese dhe zhvarrosjet e mbetjeve mortore të viktimave të luftës së viteve 1998-‘99 në Kosovë, gjegjësisht punimet në këtë lokacion, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, raporton Radio Evropa e Lirë.
Qeveria njofton se ekspertët mjekoligjorë kosovarë, do të vazhdojnë të jenë të pranishëm deri në përfundim të procesit të gërmimit.
Në një fshat të Serbisë, Kizhevak në qytetin e Raskës, në kufi me Kosovën u zbuluan mbetje mortore që dyshohet se janë shqiptarë të Kosovës, më 16 nentor.
Gërmimet në këtë vend kanë nisur prej 5 vitesh. Trupat kosovare kanë që prej 3 javësh që gërmojnë intensivisht. Në 2014, në qytetin e Raskës u gjendën 27 trupa të shqiptarëve të Kosovës të vrarë në periudhën 1998 -1999.