Kosova do të zhvillojë zgjedhjet lokale më 17 tetor 2021, vendosi të martën presidentja Vjosa Osmani.
Një ditë më parë, presidentja Osmani shkarkoi Valdete Dakën nga posti i kryetares së KQZ-së dhe emëroi gjyqtarin Kreshnik Radoniqin në vend të saj.
Opozita ka kundërshtuar këtë vendim duke thënë se rrezikohet pavarësia dhe mbarëvajtja e zgjedhjeve.