Një grua nga Gjakova vdiq mëngjesin e së martës në Spitalin Infektiv të Prishtinës në Kosovë.
Prej 6 ditësh ajo ishte shtruar në spital për shkak të ndërlikimeve që i kishte shkaktuar sëmundja me Covid-19.
Pacientja, 40 vjeçe, ishte shtatzënë. Autoritetet nuk dhanë informacione rreth fatit të fëmijës.
Mbrëmjen e së hënës, Insituti i Shëndetit Publik raportoi diagnostikimin e 37 personave të tjerë me Covid-19.
Prej 13 marsit, kur u diagnostikua i sëmuri i parë, autoritetet kanë testuar mbi 5 mijë persona, prej të cilëve 598 kanë rezultuar të infektuar.
Prej tyre, 123 janë shëruar dhe 16 kanë vdekur.