KPA pushon rivlerësimin për gjyqtaren Regleta Panajoti

Nga Exit News
KPA pushon rivlerësimin për gjyqtaren Regleta Panajoti

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka pushuar rivlerësimin për gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Regleta Panajoti.

Disa javë më parë gjyqtarja Panajoti dha dorëheqje nga posti, kërkesë e cila u pranua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Regleta Panajoti u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në shtator të 2019, por vendimi u ankimua nga Komisioneri Publik, duke argumentuar se zonja Panajoti nuk ka bërë deklarim të saktë dhe nuk justifikon të ardhurat e saj.

Në në një artikull të mëparshëm Exit theksoi se konfirmimi i gjyqtares Panajoti cënon besimin e publikut në institucionet e vetingut.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme