KPA shkarkon Gani Dizdarin, Gjykata Kushtetuese përfundimisht me një anëtar

KPA shkarkon Gani Dizdarin, Gjykata Kushtetuese përfundimisht me një anëtar

Komisioni i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka shkarkuar anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdari. KPA ka lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për përjashtimin e gjyqtarit Dizdari nga sistemi i drejtësisë.

KPK e shkarkoi gjyqtarin Dizdari në muajin korrik të vitit të shkuar, por ai e apeloi vendimin.

Trupa e KPA u kryesua nga Ina Rama, me relatore Natasha Mulaj dhe anëtarë Ardian Hajdarin, Luan Dacin dhe Rezarta Schuetz-in.

Gani Dizdari u përjashtua nga sistemi i drejtësisë, pasi nuk arriti të kalojë kriterin e pasurisë së dhe të pastërtisë së figurës.

Ai ka pasur lidhje të ngushta dhe është ndikuar gjatë punës së tij në Gjykatën e Lartë nga një i dënuar. Gjyqtari Dizdari ka udhëtuar dhjetë herë jashtë vendit me të njëjtin person, marrëdhëniet me të cilin i ka konsideruar si familjare dhe të ngrohta.

Problemet me pasurinë e gjyqtarit kanë qenë të shumta. Ai nuk ka mundur të justifikojë burimet për blerjen e dy apartamenteve në Tiranë, nga anëtarë të familjes së tij, një depozite bankare në Bankën Credins, blerjen e një automjeti, si dhe nuk ka deklaruar të ardhurat nga marrja e një qiraje.

Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka mbetur me vetëm një anëtar, Vitore Tushën, nga nëntë që duhet të ketë.  Fatos LuloAltina Xhoxhaj dhe Fatmir Hoxha u shkarkuan nga detyra, për mosjustifikim të pasurisë. Besnik Imeraj, Sokol Berberi dhe Vladimir Kristo dhanë dorëheqjen përpara se të fillonte vetingu. Kryetari Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja u konfimuar nga KPK-ja, por u shkarkua nga KPA-ja.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>