Kriza e COVID-19 jo vetëm që po dëmton ekonominë europiane, por dhe vetë projektin e Bashkimit Europian. Kështu shprehet New York Times në një artikull të botuar së fundmi.
Të mërkurën, ministrat e financave të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian nuk gjetën dakordësi rreth një pakete ekonomike të nevojshme kundër pandemisë së koronavirusit. Paketa kërkon alokimin e rreth 500 miliardë eurove, të cilat mund të përftohen përmes borxheve.
Sipas analistëve, në rrezik nuk do të jetë vetëm mbijetesa dhe rimëkëmbja e secilit shtet anëtar, por potencialisht mbijetesa e euros.
Gjermania dhe Hollanda kanë kundërshtuar fort marrjen e një borxhi të përbashkët. Disa analistë pohojnë se pengesa kryesore për borxhin e përbashkët është kriza e borxhit në eurozonë gjatë dekadës së fundit, në të cilën BE pagoi qindra miliardë euro për Greqinë dhe katër vendet e tjera.
Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, këtë javë e quajti pandeminë e koronavirusit dhe pasojat e saj “testin më të madh për Bashkimin Evropian që nga fillimi i tij”. Ndërkohë kryeministri i Spanjës, Petro Sanchez paralajmëroi se nëse BE-ja nuk tregon solidaritet me vendet e prekura nga pandemia, kjo do të dëmtojë kredibilitetin dhe besueshmërinë në vetë projektit europian.
Pandemia e koronavirusit tashmë ka vënë në diskutim, të ardhmen e Bashkimit Europian.