Kryebashkiaku Veliaj deklaroi dje në mbrëmje se nuk do të tërhiqet nga vendimi për të dyfishuar çmimin e ujit. Në një intervistë për gazetaren Ilva Tare në OraNews, Zoti Veliaj tha se rritja e çmimit ka dhe efekt psikologjik tek qytetarët, për ta kursyer më shumë atë.
Ndër të tjera Zoti Veliaj deklaroi:
Për rritjen e çmimit të ujit:
Unë jap optimist që Këshilli bashkiak do të aprovojë plan biznesin për Tiranën 24 orë ujë.
Unë nuk dorëzohem. Ta di që e gjithë qenëria e Tiranës të më vihet pas, unë për një gjë që është e drejtë dhe që është shpëtim për këtë qytet, unë nuk i ndahem.
Ne [Bashkia Tiranë] do fillojmë fillimisht me një kredi që jemi duke negociuar me BERZHIN për magjistralen, 20 mln euro për magjistralen që të sigurohemi që kjo kulluese makaronash nuk çahet më dhe është e qëndrueshme. Ne pastaj do të shtojmë kapacitetin e Bovillës.
Po flas me të gjithë aktorët, përfshi edhe opozitën zyrtare në Këshill Bashkiak për këtë vendim.
Për zjarret në Tiranë:
Dje desh u dogjën të gjitha antenat në Dajt dhe ti nuk do kishe transmetim sot. Por shyqyr kemi një bashki që është në krye të detyrës dhe shkoi i fiku.
Ti mendon se unë kam një jetë të lumtur kur digjet gjysma e Tiranës ?!
Për ndotjen e ajrit:
Sot në sheshin Skënderbej [niveli i ndotjes së ajrit] është nën nivelin e BE. Të sfidoj që sot. Në disa zona që janë shpallur pedonale janë në nivelin e BE. Pra nuk ka makina.
Mesatarja [e ndotjes së ajrit në Tiranë] është mbi normat. Unë them që nuk është keq. Që kryeqyteti ka më shumë ndotje është normale.
Ne duhet të kalojmë në një flotë më të madhe të makinave elektrike, shtimin e korsive të biçikletave. Më shumë parkingje nëntokësore siç do të jenë tek 7 Xhuxhat dhe tek Stadiumi “Qemal Stafa”.