Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi iu përgjigj të dielën deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili e ka përjashtuar atë si konkurrente në këto zgjedhje dhe në 2017.
Në një intervistë per ABC Kryemadhi tha se kjo tregon që ajo është “një problem për Edi Ramën” dhe shtoi se të qenit një problem për të “do të thotë që je shpëtimtar për qytetarët”.
Kryemadhi tha se kjo tregon që ajo është “një problem për Edi Ramën” dhe shtoi se të qenit një problem për të “do të thotë që je shpëtimtar për qytetarët”.
“Është një vlerësim që ai bën për mua, duke anatemuar Monikën, pavarësisht që nuk më shqetëson fare, por ndihem shumë mirë sepse kuptoj që është shumë keq, është i pashpresë, nuk ka asnjë mundësi të ndryshojë atë realitet që është faktikisht disfatist për të, por është shpresë për qytetarët shqiptarë”, tha ajo.