Kryemadhi ironizon Ramën për punetorët nga Bangladeshi

Nga Exit News
Kryemadhi ironizon Ramën për punetorët nga Bangladeshi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar të premtën një takim elektoral me gratë në Fier, nga ku ka sulmuar kryeministrin Edi Rama për deklaratën mbi punëtorët nga Bangladeshi.

Ajo tha se kryeminsitri duhet të sigurojë rrogë 400 mijë lekë për punëtorët shqiptar fillimisht, pastaj të flasë për ata nga Bangladeshi.

Njëkohësisht Kryemadhi tha se fasonët e kanë të pamundur, nën politikat aktuale ekonomike, të realizojnë këtë pagë.

Sepse me rënien e ekonomisë, çdo fabrikë fasonistësh humbet të paktën me qindra mijëra euro për shkak të kodit doganor, të ligjeve absurde të Edi Ramës, për shkak të çdo abuzimi dhe shkatërrimi të ekonomisë shqiptare,” u shpreh ajo.

Po ashtu Kryemadhi deklaroi se Rama me “taksa më të larta, çmime më të larta, biznese të mbyllura…” ka dashur të pasurojë oligarkët dhe të varfërojë qytetarët.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>